Përmbyset autobusi në autostradë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Kroaci. Plagosen 9 të tjerë

Rajon | 4 vite më parë

Një autobus me targa shqiptare është aksidentuar në autostradën ndërmjet Brinje dhe kryqëzimit Ogulin në drejtim të Zagrebit. Aksidenti ka ndodhur dje në mbrëmje vonë, kur autobusi me targa shqiptare është përmbysur në autostradë.

Deri më tani bëhet e ditur se një person ka humbur jetën dhe janë plagosur 9 të tjerë. Personi që ka ndërruar jetë mendohet të jetë një 41 vjeçar shqiptar, që ka qenë pasagjer në automjet, transmetojnë mediat kroate. 

Ndërkaq, të plagosurit janë transportuan në spitalet në Ogulin dhe Karlovac.

Autobusi i aksidentuar në Kroaci në autostradën ndërmjet Brinje dhe kryqëzimit Ogulin në drejtim të Zagrebit

Aksidenti ka ndodhur kur autobusi është përmbysur në autostradë, teksa drejtohej nga një 58-vjeçar shqiptar. Deri më tani nuk bëhen të ditura shkaqet e aksidentit, ndërsa vijojnë hetimet. Sipas policisë, në momentin e aksidentit në autobus ndodheshin 9 pasagjerë dhe shoferi.

Autostrada fillimisht ishte mbyllur në të dy drejtimet, ndërsa mëngjesin e sotëm është hapur për qarkullim njëra korsi e autostradës në drejtim të Zagrebit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme