Rama: BE ka dështuar të mbajë premtimin! Bashkëpunimi rajonal do të vazhdojë me të gjitha forcat!

Rajon | 5 vite më parë

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka deklaruar se çfarëdo të ndodhë në Bruksel, ne jemi të vendosur të rrisim ekonominë, mirëqënien krenarinë dhe forcën. Këtë deklaratë zoti Rama e bëri në Shkup, gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, ndërsa mori pjesë në Forumin e Parë Ekonomik. Deklarata erdhi pas Brukseli nuk vendosi për mbajtjen e konferencës me Shqipërinë. “Dinjitet i BE mund të caktojë data, afate, por nuk cakton dot as vendndodhjen tonë në mes të Europës, as kulturën tonë dhe indetit europian as te arrdhmen e popujve tanë. E ardhmja jonë është aty ku zoti e ka caktuar të kemi tokën tonë, në zemër të Europës!” tha zoti Rama.
“Për mua s’ka ndodhur asgjë tjetër veç se BE ka dështuar të mbajë premtimin!” tha zoti Rama. “Jeta vazhdon dhe programi do vazhdojë se është i imponuar brenda nesh. Bashkëpunimi rajonal do të vazhdojë me të gjitha forcat dhe shtete e Ballkanit që janë të gatshme ta shtyjnë përpara pa rezerva. Shkrirja e kufinjve mes nesh për të zbatuar katër liritë e BE, njerëz, mallra, shërbime e kapitale do vazhdojë pa u ndalur
! Ne jemi të vegjel për ekonomi të forta duke qenë të ndarë dhe ne jemi mjaftueshëm të mëdhenj nese me njëri tjetrin e kthejmë rajonin në hapsirë të përbashkët!” tha zoti Rama.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme