Zaev kundër vendimit të Bullgarisë: S’është lojë e ndershme as ndaj nesh, as ndaj Shqipërisë

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev, ka qenë tejet e i ashpër, në lidhje me bllokadën e Bullgarisë sa i përket negociatave me BE-së, duke penalizuar jo vetëm Maqedoninë e Veriut, por edhe Shqipërinë. “Nuk është lojë e ndershme”, ka deklaruar Zaev në konferencën e përbashkët të dhënë në Shkup së bashku me kryeministrin shqiptar, Edi Rama.
“Një dëshpërim të madh për dy vendet, por mbi të gjitha një mossukses tyë politikës së Bashkimit Evropian”- e quajti Zoran Zaev, bllokimin nga Bullgaria të ecurinë se integrimit Evropian të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.
“Kur Evropa të jetë gati ne jemi gati. Vendimi është shumë i pandershëm për të dyja vendet, por mbi të gjitha është shumë i pandershëm për Shqipërinë”, tha Zaev. Kryeministri i vendit fqinj ka qenë më i ashpër në qëndrimet e tij, në krahasim me Ramën, duke theksuar se më këtë qëndrim të BE-së, alarmi është ndezuar dhe se janë vënë në pikëpyetje vlerat e Unionit.
“Ne nuk jemi vetëm dhe nuk jemi të izoluar. Ne dhe populli shqiptar kemi përpara rrugën e njëjtë drejt BE-së dhe ne nuk jemi vetëm, ndajmë politikën evropiane. Në këtë rrugë së bashku me ne janë edhe Serbia, Mali i Zi, Kosova dhe Bosnja”, deklaroi Zaev.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




