Mali i Zi hap kufinjtë për turistat

Ndërkohë që shumë vende në botë po kufizojnë hyrjen e turistëve, duke kërkuar tamponë dhe pasaporta vaksinimi, Mali i Zi duket se po shfrytëzon mbylljen e kufijve në favor të tij. Për të nxitur turistët nga e gjithë bota të vizitojnë vendin fqinj, Podgorica ka njoftuar së fundmi se është e hapur plotësisht për të vizitorët pa u kërkuar asnjë provë se nuk janë të infektuar.
Ambasada malazeze në vendin tonë thotë se Mali i Zi po pret turistë pa tampon dhe pasaportë vaksine dhe më e rëndësishmja, në rast infektimi me COVID-19, vendi fqinj do të mbulojë të gjitha shpenzimet spitalore.
Vendi fqinj premton po ashtu respektimin e protokolleve shëndetësore të higjienës dhe distancimin social në mënyrë që turistët të mund të pushojnë në mënyrë të sigurt.
Sipas të dhënave statistikore të vitit të kaluar, për shkak të pandemisë, numri i turistëve në Mal të Zi kanë pësuar rënie prej 92%.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




