Dënimi i Mlladiç, Blinken: SHBA do të jetë në anë të drejtësisë dhe llogaridhënies

Sekretari i Departamentit të Shtetit, Antony Blinken uron që vendimi i sotëm i Gjykatës së OKB-së në Hagë të shërbejë sadopak për të qetësuar shpirtrat e viktimave të Ratko Mlladiç në Bosnje.
“Le të shërbejë dënimi i sotëm i ish-komandantit të ushtrisë së serbëve të Bosnjes, Ratko Mlladiç, për genoci, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, për të sjellë pak paqe te viktimat dhe të dashurit e tyre”, shkruan kryediplomati amerikan në Tëitter.
Blinken garanton se edhe në të ardhmen SHBA do të luajë rol kryesorë dhe vazhdojë të flasë e veprojë për drejtësi dhe llogaridhënie.
Gjykata e OKB-së për të drejtat e njeriut konfirmoi sot dënimin me burg përjetë për “Kasapin e Bosnjes”, duke lënë në fuqi një vendim të mëhershëm të një tjetër gjykate më të ulët.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




