Presidenti i PE, Sassoli: BE të mbajë premtimet, Ballkani Perëndimor duhet të jetë pjesë e saj

Rajon | 5 vite më parë

Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli, ka bërë thirrje për anëtarësimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, duke thënë se “zgjerimi i BE do të ishte pozitiv për paqen dhe prosperitetin”.

“Zgjerimi mund të sjellë përfitime të mëdha, si në rajon dhe në Evropë, si një e tërë, duke ndihmuar në sigurimin e një kontinenti të qëndrueshëm, me prosperitet dhe paqësor,” tha Sassoli. Megjithatë tha Sassoli se “sa shpejt ato mund të bashkohen varet nga përmbushja e kritereve të pranimit nga vendet e Ballkanit Perëndimor”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme