Lëkundjet të forta tërmeti në Kroaci

Rajon | 5 vite më parë

Kroacia është tronditur sërish nga lëkundjet e tërmetit. Më i fundit ëhstë regjistruar në orën 5:59 të mëngjesit të sotëm me magnitudë 4.3 të shkallës Rihter.

Tërmeti u regjistrua 12 km në juglindje të Sibenik, Grad Shibenik, Sibenik-Knin të Kroacisë.

Në mediat sociale vendase u raportua se tërmeti ishte i shkurtër, por shumë i fortë që i zgjoi banorët dhe i trembi.

Deri më tani nuk ka të dhëna për lëndime apo dëme materiale.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme