Aksidenti në spitalin Covid në Rumani: Ruçi leter solidariteti kryeparlamentarit Çolaku

Rajon | 6 vite më parë

Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, i ka dërguar një mesazh solidariteti Kryetarit të Parlamentit të Rumanisë, z. Marçel Çolaku, pas tragjedisë së shkaktuar nga shpërthimi i zjarrit në spitalin Covid në qytetin Piatra Neamc të Rumanisë, ku humbën jetën disa paciente dhe u lënduan mjekë e infermierë. 
“Me dëshpërim mora lajmin mbi aksidentin e shpërthimit të zjarrit në spitalin Covid në qytetin Piatra Neamc, si pasojë e të cilit humbën jetën dhjetë paciente dhe u lënduan disa mjekë e infermierë. 
Në emër të Kuvendit të Shqipërisë si edhe në emrin tim personal, Ju dërgojmë ngushëllimet tona të ndjera për familjet e viktimave si edhe mbështetjen e solidaritetin tonë për popullin mik rumun. 
Duke u lutur për shërimin sa më të shpejtë të pacientëve, mjekëve dhe infermierëve të dëmtuar, shprehim besimin se populli rumun do ta përballojë këtë fatkeqësi si edhe pasojat e tjera të shkaktuara nga pandemia. 
Shpreh gjithashtu bindjen se populli shqiptar, populli rumun si edhe të gjithë popujt e planetit do t’i përballojnë me forcë e kurajo pasojat e pandemisë së Covid-19 dhe do t’u kthehen sa më shpejt normalitetit dhe gëzimeve të jetës, punës, zhvillimit dhe mirëqenies.”, shkruan në mesazhin e tij Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi.  
■


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme