Maqedonia e Veriut regjistroi sot 25 viktima nga COVID-19

Rajon | 6 vite më parë

Maqedonia e Veriut ka regjistruar sot 25 viktima nga COVID-19, ndërsa numri i të infektuarve është 1.064. Viktimat janë: pesë në Kumanovë, katër në Veles, nga tre në Shkup dhe Tetovë, dy në Prilep dhe nga një në tetë qytete tjera. Numri i përgjithshëm i të vdekurve ka arritur 1.263 persona, shumica prej të cilëve janë nga Shkupi. Në mesin e të vdekurve është edhe Shukri Fazliu, mjek specialist, 49 vjeç nga Kumanova, i cili vdiq në Klinikën Infektive në Shkup pas përkeqësimit të gjendjes të shkaktuar nga COVID -19. /rtsh.al

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme