Masat e reja kufizuese në Greqi

Rritja e infektimeve me Covid 19 si dhe fataliteteve për këtë shkak ka bërë që qeveria greke të miratojë një sërë masash të reja kufizuese. Prej të martës, mbajtja e maskave mbrojtëse do të jetë me detyrim brenda dhe jashtë ambienteve të punë, ndërsa nga mesnata deri në 5 të mëngjesit tjetër do të ketë një shtetrrethim, që do të aplikohet vetëm në rajonet me një prani të theksuar të epidemisë, si Athinë e Selanik. Por këto masa të ashpra kufizuese nuk kanë prekur regjimin e kalimit në kufi.
Gjatë 24 orëve të shkuara në këtë pikë doganore janë përpunuar një numër prej 919 shtetasish në hyrje–dalje, nga të cilët 412 në hyrje dhe 507 në dalje.
Në lidhje me kalimin e kufirit mes Shqipërisë dhe Greqisë, vijon të ndiqet rregulli i mëparshëm. Kalimi për në Greqi lejohet nga ora 06.00 e mengjesit deri në orën 22.00. 300 qytetarë që lejohen të kalojnë nga Kapshtica dhe 750 nga Kakavija, me test negativ PCR për COVID-19. Të mërkurën në rrugën kombëtare Gjirokastër-Kakavijë kishte dhe shërbime të përforcuara të policisë, jo edhe për shkak të sulmeve të fundit në Vjenë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




