Turqia shpall një plan të ri kërkimor në Egje

Turqia shpalli gjatë natës së mërkurës një Navtex të ri i cili do të vazhdojë deri më 27 tetor, për zonën ku anija turke Oruç Reis do të kryejë punime sizmike, transmeton Anadolu Agency
Sipas njoftimit, detyra e anijes turke që mund të kryejë të gjitha llojet e kërkimeve gjeologjike, gjeofizike, hidrografike dhe oqeanografike, veçanërisht për kërkimet e shelfeve kontinentale dhe burimeve natyrale që do të zgjasin deri më 27 tetor, ndërkohë që sipas një njoftimi të mëparshëm ai ishte theksuar se do të përfundonte më 22 tetor.
Eksplorimi i Oruc Reis dhe anijeve të tjera ndihmëse Ataman dhe Cengiz Han të shoqëruara nga pesë anije luftarake turke vazhdojnë pa asnjë shqetësim, ndërkohë që nuk ka vonuar as reagimi nga Greqia e cila ka nxjerrë një anti-Navtex nga stacioni i shërbimit hidrografik i Marinës në Heraklion pas anijes së nxjerrë nga stacioni i Antalias për hulumtimin e Oruc Reis në një zonë brenda shelfit kontinental grek, midis Rodos dhe Kastellorizo.
Pala greke thekson se Turqia po bën një aktivitet të paautorizuar dhe të paligjshëm sepse zona që shtrihet mbivendoset në shelfin kontinental grek.
Greqia gjithashtu nënvizon se stacioni i shërbimit hidrografik i Marinës në Heraklion ka juridiksionin për ndërmarrjen e hapave të mëtejshëm, por nuk ka cilësuar se cilët janë.
Ndërkohë Turqia planifikon operacione të tjera shpimi për muajin e ardhshëm teksa presidenti turk Rexhep Taip Erdogan theksoi se më shumë “lajme të mira do të ketë” për vendin e tij, pasi muajin tjetër anija e shpimit FATIH është planifikuar të fillojë operacionet në një pus të ri të Detit të Zi, respektivisht në pusin Turkali 1.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




