BULLGARI – Mbajtja e maskës e detyrueshme në çdo ambient publik

Rajon | 6 vite më parë

SOFJE, 22 tetor /ATSH-AFP/ – Bullgaria vendosi të bëjë të detyrueshme mbajtjen e maskës në hapësirat e jashtme duke nisur nga sot, në përpjekje për të frenuar valën e dytë të pandemisë së COVID-19, që ka vënë nën presion sistemin e brishtë mjekësor të vendit. 

”Tashmë duhet të mbrohemi në tregje, stacione dhe stacione metrosh, rrugë dhe radhë pritjeje”, njoftoi Ministria e Shëndetësisë, përveç rasteve kur është i mundur respektimi i një distance prej një metër e gjysmë.

Qeveria nuk ka njoftuar kufizime të tjera, me qëllimin për të ulur ndikimin në jetën shoqërore dhe shëndetin mendor të bullgarëve.

Bullgaria, një vend me shtatë milionë banorë dhe më i varfëri në Bashkimin Europian, ka kaluar këtë javë pragun e 1 000 të vdekurve që prej shfaqjes së koronavirusit të ri, ndërsa numri i rasteve sa vjen e rritet.

Ministri i Shëndetësisë, Kostadin Anguelov ngriti alarmin për situatën e personelit shëndetësor.

“Ata janë të lodhur, një pjesë e madhe e tyre janë të kontaminuar, të sëmurë, disa janë në reanimacion. Ne kemi nevojë për ndihmë”, deklaroi ai në një konferencë shtypi./ /ec/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme