Gjermania kritika Turqisë

Një ditë pasi Turqia rinisi kërkimet për gaz në Mesdheun Lindor, Gjermania ka lëshuar kritika ndaj saj. Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Mass i bëri thirrje Turqisë që t’u japë fund provokimeve në Detin Mesdhe. “Ankaraja duhet t’iu japë fund provokimeve, nëse është e interesuar për bisedime”, tha të ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas, vendi i të cilit mban presidencën aktuale të Bashkimit Evropian. “Nëse gazi turk vërtet duhet të eksplorohet në zonat më të diskutueshme të Mesdheut Lindor, kjo do të thoshte një hap i madh prapa në përpjekjet për ç’tensionimin e situatës”, tha Maas.
Turqia tha të hënën se po rikthen anijen kërkimore “Oruc Reis” në Mesdheun Lindor. Prania e kësaj anieje ka shkaktuar tensione me Greqinë dhe Qipron, si dhe manovra rivale detare në muajin gusht, kur ishte duke kërkuar për depozita nafte dhe gazi në Mesdhe. “Oruc Reis” është tërhqur në breg, muajin e kaluar.
Maas i siguroi partnerët e BE-së, Greqinë dhe Qipron, se kanë “solidaritetin e plotë” të Gjermanisë.
Mosmarrëveshja për të drejtat e kërkimit në det të hapur bëri që Greqia të kërkojë nga Bashkimi Evropian sanksione kundër Turqisë. Greqia e ka cilësuar kërcënim të paqes këtë veprim. Ministria e jashtme e Greqisë tha në një deklaratë se Ankaraja nuk “dëshironte sinqerisht dialog”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




