Provimi i dytë i maturës, më shumë pasiguri tek pjesa e esesë dhe atyre interpretuese

Sociale | 2 vite më parë

Njëlloj si provimi i Gjuhës së Huaj, edhe për Gjuhën Shqipe dhe Letërsinë në Shkodër nuk u shënua asnjë incident. Ndërsa 1533 maturantë u bënë pjesë e këtij provimi.

Vetë maturantët tregojnë se provimi kishte nivel mesatar, ndërsa pasiguritë më të mëdha mbeten tek pjesa interpretuese

“Shumë i lehtë, normal ishte. Ishte i menaxhueshëm”, u shpreh studentja.

Në Kukës ishin rreth 800 maturantë që iu nënshtruan provimit:

“Nuk ishte shumë i vështirë, ishte i menaxhueshëm. Kam shumë besim për një vlerësim të mirë”.

 “Provimi mu duk shumë i lehtë, e morëm pa stres”, shprehen studentët pas përfundimit të provimit.

Në qarkun e Korçës qenë rreth 2000 maturantë që iu janë nënshtruan provimit i cili u zhvillua në 13 qendra:

“Shumë i thjeshtë ishte nuk mu duk i vështirë. Pyetje të bëra gjatë procesit mësimor”, u shpreh studentja.

Edhe për 298 maturantët e Gjirokastrës niveli i tezës ishte mesatar.

Matura shtetërore do të vijojë më provimin e matematikës më 18 qershor dhe do të përmbyllet me provimin e lëndëve me zgjedhje më 24 qershor. Një nga risitë e maturës shtetërore të këtij viti është se maturantët për herë të parë do të kenë mundësinë e gjenerimit të diplomës me vulë elektronike në sistemin e-matura.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme