Festivali ndërkombëtar i karnavalet – Korça do të çelë sezonin turistik veror më 8 qershor

Sociale | 2 vite më parë

Në datë 8 qershor Korça do të çelë sezonin turistik me Festivalin Ndërkombëtar të Karnavalit. Do të jetë një fundjavë fantastike me një atmosferë të mrekullueshme, kudo në sheshe, rrugë e rrugica me karnavale, maska e grupe të ftuara nga disa vende të Ballkanit.

“Do të kemi 25 grupe nga Korça, të cilat kanë bërë kostume të reja këtë vit, maska të reja, grupe të reja. Ajo që është e veçanta e këtij viti është se do të kemi 5 grupe të huaja të ftuara nga Mali i Zi, Bullgaria, Greqia, Maqedonia e Veriut”, tha Blerta Belliu, Drejtore e Qendrës së Kulturës dhe Inovacionit.

Me rëndësi është ruajtja e traditës së vjetër të karnavaleve, duke e transmetuar tek brezat e rinj.

“Zhvillimin e karnavaleve në përgjithësi ne e kemi përqendruar në shkollat e mesme por edhe në shkollat 9-vjecare sepse është një kulturë e cila është gjithmonë në trashëgimi”, tha Vaskë Niço, Ambasador i Karnavaleve të Shqipërisë.

Ky festival i kthyer në një traditë të përvitshme vjen këtë vit në edicionin e tij të 17-të, duke synuar tërheqjen e sa më shumë vizitorëve drejt Korçës dhe destinacioneve të tjera turistike të zonës.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme