“Talente në izolim” – Të dënuarit në Reç bëjnë art që të mendojnë “se nuk jemi në burg”

Burgu mendohet se një vend i izolimit total, por në burgun e Reçit në Malësinë e Madhe, qëndrimi aty po shfrytëzohet nga disa prej të dënuarve për të vënë në zbatim talentet e veta.
Disa prej tyre treguan ekskluzivisht për “Jetë shqiptare” në RTSH se ditët boshe të vuajtjes po i mbushin me aktivitete të ndryshme.
Disa janë të dhënë pas punimeve prej druri. Ka nga ata që mësojnë edhe gjuhë të huaja.
“Sapo hyn këtu brenda me orare të caktuara nuk mendon gjë tjetër përjashta. Kam bërë paketa për cigare, korniza, çifteli, lahuta,” thotë njëri prej atyre që po shpaguajnë krimin e bërë.
“Ndihem jashtëzakonisht mirë, sepse harroj gjithçka. Harroj se jam në burg. Edhe në darkë para se të fle gjumë mendoj çfarë do bëj nesër. Nuk kam as ç’të bëj tjetër veç asaj që kam menduar natën më parë,” shton një tjetër i dënuar.
“Kemi kurse të gjuhës gjermane dhe të dënuarit e pëlqejnë jashtëzakonisht shumë dhe janë shumë të impenjuar,” tregon shefja e edukimit, Rina Ramekaj.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




