Letra me fotografi dhe instalacione – Ekspozita do të qëndrojë e hapur

Sociale | 2 vite më parë

Nora Bzheta, një artiste e vendosur në Londër prej moshës 2-vjeçare, e diplomuar për Artet e Bukura atje çeli ekspozitën e saj “Letra” me fotografi, video arte dhe instalacione në Art House nëShkodër. Copëza fëmijërie të artistes me origjinë nga Malësia e Madhe erdhi në formën e një arti elegant dhe fin.

“Është një ekspozitë personale, kam shumë punime dhe kam dëshirë që njerëzit ti shohin”, tha Nora Bzheta, autore e ekspozitës.

Praktika e Norës merr formën e ujit, frymëzuar nga udhëtimi i saj në Angli në fëmijëri dhe nga identiteti i saj shqiptar.

Ekspozita vjen si pjesë e kalendarit të aktiviteteve të festivalit “Ekrani i Artit” dhe do të qëndrojë e hapur përgjatë ditëve të tij deri më 9 qershor.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme