Karta e studentit, fillon shpërndarja e kartave për studentët e universitetit ”Fan S. Noli”

Në Universitetin “Fan Stiljan Noli” ka nisur këtë të mërkurë shpërndarja e Kartës së Studentit, përmes së cilës studentët përfitojnë tarifa të reduktuara dhe akses falas në shërbime të ndryshme në qytet.
“Kemi një grup shërbimesh të cilat ofrohen nga bashkia dhe që studentët e universitetit Fan Noli do ti përfitojnë në kushte të lehtësuara siç është frekuentimi i muzeve të cilat do të jenë me 50% të çmimit të biletës etj”, tha Sotiraq Filo, kryetari i Bashkisë Korçë.
Kjo ka qenë një kërkesë e vazhdueshme e studentëve të cilët shprehen se ky është një fillim i mbarë.
“Kemi vite që e kërkojmë kartën e studentit dhe më në fund arritëm ta kemi, ajo mbart disa të mira për ne dhe është e mira të shtohen më shumë”, tha Fjoralba Bajrkatari, Sekretare e Përgjithshme e Këshillit Studentor.
Përveç tarifave të reduktuara nga institucionet publike, pritet që pjesë e Kartës së Studentit të bëhen edhe bizneset private për të shtuar gamën e shërbimeve për të rinjtë.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




