Pastrimi i mjedisit – Bashkia dhe institucionet arsimore, aksion në territorin e Kukësit

Sociale | 2 vite më parë

Në një kohe kur ballafaqohemi me nivel të lartë ndotjeje të mjedisit në disa zona të Kukësit, duket se nuk mjafton vetëm angazhimi institucional i shërbimeve publike të bashkisë, të cilët me mjetet e makineritë dhe punëtorë këtë proces e kryejnë çdo ditë. Ndaj herë pas here organizohen aksione e fushata sensibilizimi për të rritur shkallën e ndërgjegjësimit qytetar siç ishte edhe ajo e sotmja ndërmarrë nga institucionet dhe shkollat e qytetit.

“Sot kemi një aksion pastrimi në bashkinë e Kukësit dhe të gjitha institucionet përkatëse, më tepër ky aksion është për sensibilizimin e qytetarëve”, u shpreh Zenel Muçmata, Drejtor i shërbimeve publike, bashkia Kukës

Bashkia e Kukësit tashme ka zgjeruar edhe skemën e pastrimit duke përfshirë një numër të lartë fshatrash në të gjitha njësitë administrative.

Aksioni i sotëm krahas parqeve dhe ambienteve të përbashkëta në qytet, u organizua në grykëderdhjen e lumit Luma, zonë që ka aktualisht nivelin më të lartë të ndotjes.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme