Korsi e re biçikletash në Shkodër, Bashkia vijon punën për vendosjen e trafik ndarësve plastike

Sociale | 2 vite më parë

Në qytetin e Shkodrës, i njohur për traditën e përdorimit të biçikletave bashkia po vijon punën për unifikimin e korsive të dedikuara për përdoruesit e tyre.

Nga segmenti i kryqëzimit të spitaleve deri në Fermentim e njohur si ish- zonën industriale është duke vijuar puna për vendosjen e trafik ndarësve plastike.

Korsia e biçikletave në ish-zonën industriale pritet ë përfundojë brenda pak ditësh. Në Shkodër biçikleta vazhdon të jetë një mjet lëvizjeje i preferuar dhe mjaft i përdorshëm nga qytetarët.

 Gazetar: Mirsad Rakaj

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme