Kalaja e Argjirosë, destinacion i preferuar, është vizituar për këtë vit nga 58 mijë turistë të huaj

Sociale | 2 vite më parë

Muajt e fundit kalaja e Gjirokastrës ka patur një fluks të lartë turistësh, ku  gjatë muajve të parë të vitit është vizituar nga rreth 58 mijë turistë. Ky monument është një nga më të veçantët për vizitorët të cilët kalojnë disa ditë pushimi në qytetin e gurtë.

 “Unë vij nga Belgjika. Kam ardhur me familjen time. Hera e parë që po vizitoj këtë kështjellë kaq të mrekullueshme dhe me plot histori. E pamë në internet që ishte një qytet i veçantë dhe vendosëm ta vizitojmë”, shprehet turisti.

“Unë jam nga Italia dhe vij për herë të parë në këtë qytet kaq të bukur. Së bashku me shoqërinë time zgjodhëm të vizitojmë kalanë. Është një vend antik i cili nuk duhet humbur për ta vizituar. Unë do t’ua rekomandoj edhe miqve të mi për ta parë nga afër këtë qytet historik”, shprehet në tjetër.

Gazetare L.Fili  

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme