FOTOT- Rama: Në Kombinat, gati 1069 apartamente për 1069 familje

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur nëpërmjet një postimi në platformat sociale se në Kombinat janë gati 1069 apartamente për 1069 familje. Sipas tij, ata që do gëzojnë shtëpitë e tyre të reja, do të kenë ashensor, parkingje dhe hapësira çlodhëse.
Rama bën të ditur se shumë shpejt do të hidhet shorti për t’i dorëzuar çelësat në dorë secilit kryefamiljar
“Në Kombinat janë gati 1069 apartamente për 1069 familje që do gëzojnë shtëpitë e tyre të reja, me ashensor, parkingje dhe hapësira çlodhëse. Shumë shpejt do të hidhet shorti për t’i dorëzuar çelësat në dorë secilit kryefamiljar”, shkruan Rama.



/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




