“Dikur me 6 nxënës, sot me 200” – historia e shqiptarit që hapi shkollë dhe televizion në Nju-Jork

“U rritëm bashkë dhe punojmë bashkë. Ndajmë me të gjithë suksesin,” kështu shprehet në rrjetin e saj social Kozeta Zylo për bashkëshortin Qemal Zylo.
Jeta e tyre së bashku është e gjitha një investim për dije dhe kulturën shqiptare, të cilën prej dhjetëra vitesh tashmë e kanë shtrirë edhe në Amerikë.
Dy bashkëshortët emigruan në vitin 1997 mes shumë vështirësive. Znj. Zylo punonte si mësuese gjuhë-letërsie atë kohë. Ata arritën që në Nju-Jork të hapin shkollën shqipe “Alba Life” dhe televizionin me të njëjtin emër, që emigrantët atje të ndihen më afër vendit.
“Shkolla jonë 17 vite më parë është themeluar me 6–7 veta. Kemi mbi 10 vjet që kemi ruajtur një mesatare rreth 150–200 nxënës. Në kohën e pandemisë madje arritëm më shumë, sepse ishte e para shkollë e diasporës që qëndroi ‘online’,” treogi z. Zylo për emisionin “Jetë shqiptare” në RTSH.
Të dyja institucionet funksionojnë në mënyrë vullnetare me qëllimin për të ruajtur traditën shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Qemal dhe Kozeta Zylo janë nderuar me mirënjohje të shumta si nga shteti i Nju-Jorkut, edhe nga shteti shqiptar. Së fundmi, madje, kuvendi i Nju-Jorkut dhe Senati ndanë një rezolutë të veçantë për “Alba Life” si Ambasador i Kombit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




