Shtohen vizitorët tek objektet e kultit, tre manastire të ndërtuar në shpella në Finiq

14 nga 26 monumentet e kulturës në juridiksionin territorial të Bashkisë së Finiqit, janë objekte kulti.
Shumica e tyre me vlera të veçanta historike dhe arkitekturore.
Madje tre prej tyre janë shumë interesante pasi janë ndërtuar brenda në shpella. Siç janë Manastiri i Kostarit, Manastiri i Shenjtores Marina në Vagalat, si dhe kishëza e Shën Gjergjit në Dhivër.
Gjatë muajve të parë të vitit 2024 vihet re një shtim i vizitorëve në objektet e kultit, çka krijon shumë premisa për zhvillimin e turizmit fetar.
Megjithatë, përfaqësuesi i Bashkisë në Finiq, kërkon shtimin e kopetencave të pushtetit vendor, përsa i përket menaxhimit të objekteve të kultit, që janë shpallur monumente kulture.
Njëkohësisht, alternimi i turizmit fetar me vizita në site arkeologjike, parqe natyrore, si dhe me kulinarinë e zonës, mbeten objeksioni kryesor i drejtuesve vendorë.
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




