Vizitueshmeria e siteve arkeologjike në Vlorë, pritet rritje e numrit të turistëve

Nga qershori në tetor, 400 objekte e monumente të trashëgimisë në qarkun e Vlorës do të qëndrojnë të hapura në 7 ditët e javës nga ora 9:00 deri në 19:00, përfshirë këtu edhe ditët e fundjavës
Masa është marrë në fuksion të turizmit dhe rritjen e mundësive për vizitorët për sa më shumë vendalime dhe njohje me historinë, kulturën dhe arkitekturën në vend.
Drejtori i drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare Vlorë, Orges Feimi thotë se pritshmëtitë flasin për një rritje nga 30-40 përqind të numrit të vizitorëve.
“Shikueshmëria për këtë vit është që të kemi një rritje me 40 përqind krahasuar me vitin e kaluar duke u kthyer në një sfidë akoma më shumë për ne”, u shpreh Feimi.
Porto Palermo dhe manastiri i 40 martirëve në Sarandë mbeten ndër më të preferuarit e turistëve, ndërsa nuk mbeten pas Kalaja e Kaninës dhe muzetë e Qarkut.
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




