“Aulona Inter Folk Festival, fitues i Edicionit XVI, ansambli “Romanasul” nga Rumania

Për katër ditë me radhë grupet përfaqësuese të folkut nga Italia, Ukraina, Maqedonia e Veriut, Kosova, Greqia, Hungaria, Rumania si dhe ansamble nga Shqipëria performuan nw edicionin e 16-të “Aulona Folk” duke e kthyer qytetin bregdetar të Vlorës në epiqendër të folkut europian.
Hapja e festivalit në Sheshin Historik të Flamurit, parada e kostumeve në Bulevardin “Ismail Qemali”, koncertet në mjediset e hapura të Qendrës Historike, në Lungomare, Pyllin Orbital, vizitat në Muzeun Kombëtar “Pavarësia” dhe kudo në rrugë e trotuare i dhanë Vlorës një atmosferë sa festive aq edhe me ritme e ngjyra.
Kupa e festivalit të edicionit të XVI u fitua nga Ansambli “Romanasul”, Rumani
Festivali u realizua nga Qendra Kulturore “Aulona”, me mbështetjen kryesore të Bashkisë Vlorë dhe bashkëpunimin e Radio Televizionit Shqiptar.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




