Cërrik – 3 godina kthehen në banesa sociale, strehohen 33 familje

Sociale | 2 vite më parë

3 godina që kishin më parë një funksion publik në qytetin e Cërrikut, janë kthyer tashmë në banesa sociale. Bëhet fjalë për ish-shtëpinë e kulturës, ish-godinën e shkollës së natës dhe një magazinë të ndërmarrjes tregtare industriale.

Në këto godina janë strehuar 33 familje, 28 prej të cilave përkasin komunitetit egjiptian.

Familjet që banojnë në këto godina paguajnë zero qira, pasi kostoja e tyre paguhet në masën 80 përqind nga buxheti i shtetit dhe 20 përqind nga bashkia Cërrik.

Ky projekt është në vitin e tretë të zbatimit të tij.

Gazetare: Ornela Ceka

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme