Saranda çel sezonin turistik – Festivali i peshkut, e veçanta e kësaj vere në bregdet

Sociale | 2 vite më parë

E cilësuar si perla e turizmit shqiptar, Saranda ka çelur zyrtarisht sezonin e ri turistik. E veçanta e këtij viti është Festivali I Peshkut që do të jetë përgjatë gjithë shëtitores së bregdetit për katër netë me radhë. Përshëndetja e parë erdhi nga kryetari I bashkisë Oltion Çaçi ,i cili uroj për një sezon sa më të suksesshëm dhe falënderoi të gjithë turistët të cilët janë pjesa më e rëndësishme e zhvillimit të turizmit.

Pjesë e Saranda Fish Festival ishte edhe shkolla profesionale “Antoni Athanas”ku nxënësit e hoteleri turizmit kishin përgatitur për të gjithë vizitorët menu të veçanta me bazë peshku ,ku vizitorët do të kenë mundësi ti shijojnë.

“Të gjithë nxënësit tanë të hoteleri-turizmit kanë përgatitur menu të veçanta që kanë lidhje me emrin që ka ky festival”, tha Rudina Liçaj, drejtoreshë e shkollës profesionale A.Athans.

Gjatë këtij festivali kanë qenë dhe shefat e kuzhinave ,ku kanë performuar gatime të ndryshme, duke i njohur turistët me larminë e gatimeve që përgatiten nëpër restorantet e Sarandës dhe Ksamilit.

Ky festival do të vijojë për katër netë radhazi ,ku gjatë gjithë pedonales do të ketë festë të kulinarisë e traditës dhe performanca muzikore për të mik pritur turistë nga mbarë bota.

/rtsh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme