Agjencia e Trajtimit të Pronave vazhdon aktivitetin

Sociale | 2 vite më parë

Duke raportuar në Komisionin parlamentrar për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut për aktivitetin një vjetor të institucionit që drejton, Eva Bica drejtoresha e komanduar e Agjencisë së  Trajtimit të Pronave tregoi përmes shifrave numrin e vendimeve dhe vlerën financiare.

“Janë njoftuar për plotësim dokumentacioni 1302 aplikime, ndërkohë janë ekzekutuar 9 dosje për kompensim nga të cilat 4 dosje për kompensim me vlerë të veçantë 9.3 milionë lekë dhe vlera e kursyer për shtetit është 69.7 milionë lekë. 4 dosje me kompensim financiar deri në 1.5 milionë lekë të cilat janë kompensuar 100% dhe një dosje në formën e kompensimit 20% në vlerë financiare dhe 80% kompensim fizik” tha zonja Bica.

Sipas saj ndaj institucionit të saj janë ngritur 345 padi dhe 51 rekurse, ndërsa rezulton se janë depozituar në Gjykatë 30 padi për kundërshtim të kompensimit financiar, ose e thënë më thjesht është kundërshtuar 1% e vendimeve të rivlerësimit. 

Gazetare Jonela Sagajeva

/ rtsh.al /

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme