Më shumë toka të mbjella në Gjirokastër – Fermerët po shtojnë shumëllojshmërinë

Sociale | 2 vite më parë

Fermerët e qarkut të Gjirokastrës po zgjerojnë sipërfaqet e tokave të mbjella, prej të cilave sigurojnë të ardhura ekonomike më të larta. Barjam Duro këtë vit ka mbjellë 3 hektar tokë më tepër nga viti i kaluar. Përveç shtimit të sipërfaqes së tokës me pemëtari, ai ka shtuar sipërfaqet e mbjella me kultura te reja me perime.

 “Kemi jonxhë të cilin e kam për bagëtinë, kemi fasule, misër, spec, domate, kungull nga të gjitha llojet e pemëve të ndryshme, kishim kërkesa”, tha fermeri bajram Duro.

Për fermerin nga Plesati i vetmi  problem mbetet sigurimi i fuqisë punëtore.

Ndërkaq vitet e fundit fermerët po praktikojnë  mbjelljen e  kultura të reja bujqësore si në frutikulture  ashtu edhe ne perimore.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme