Vlora, qytet evropian i sportit – Më 1 qershor do të mbahet maratona e fëmijëve

Sociale | 2 vite më parë

I zgjedhur si qyteti evropian i sportit, Vlora bregdetare do të mbushet më 1 qershor nga mijëra fëmijë, pjese e maratonës nga sheshi i flamurit deri në zonën e lungomares.

“1 qershori do të jete një gjë unike për qytetin tonë, me parada fëmijësh nga ekipe sportive, me kostume popullore që marshojnë nga sheshi i Flamurit deri në lungomare”, tha Klevis Kaso nënkryetar i Bashkisë se Vlorës.  

Klevis Kaso nënkryetar i Bashkisë se Vlorës flet për aktivitetet e shumta që ky qytet organizon këtë vit.

Bashkëngjitur sezonit veror, aktivitetet sportive shihen si mundësi e shtuar  për argëtimin e turisteve. Pjesëmarrja e sportistëve  ndërkombëtarë kanë qenë një promocion i mirë për Vlorën turistike.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme