Zgjedhjet në universitetin e Korçës – Tre pedagogë në garë për rektor të universitetit

Sociale | 2 vite më parë

Mbyllet procesi i regjistrimit të kandidatëve për zgjedhjet për autoritetet drejtuese dhe organet drejtuese në universitetin “Fan Stiljan Noli” në Korçë. Krahas kandidaturave për rektor është mbyllur edhe procesi i kandidaturave për dekanët dhe përgjegjësit e departamenteve të 4 fakulteteve të këtij universiteti si dhe anëtarëve të senatit akademik. Artur Prifti sekretar i Komisionit Institucional Zgjedhor ka bërë me dije se tre janë kandidatët që do të garojnë për pozicionin e rektorit të universitetit të Korçës.

“Ditën e djeshme janë shpallur listat e kandidateve për rektor, për senat akademik dhe për dekan dhe përgjegjës departamenti. Kandidaturat për rektor janë 3”, tha Prifti.

Prifti më tej ka sqaruar se në këto zgjedhje të drejtë vote kanë afro 150 pedagogë si dhe rreth 3000 studentë të universitetit.

“Për dekan dhe rektor voton stafi akademin dhe studentët pesha e votës e së cilëve është 10%”, tha Sekretar i Komisionit Institucional Zgjedhor, Artur Prifti.

Zgjedhjet për autoritetet drejtuese dhe organet drejtuese në të gjitha universitetet publike të vendit do të mbahen më 21 qershor.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme