Artizanët e Velipojës – Profesioni 5-vjeçar i Ardianit që thur çadra plazhi me kashtë

Sociale | 2 vite më parë

Çdo verë e gjen artizanin Ardian Ali duke thurur çadra prej kashte në plazh. Me banim në Bilisht të Korçës, 42-vjeçari prej 5 vitesh punon në Velipojë bashkë më familjen.

Thurja e një çadre sipas Ardianit nuk është e thjeshtë. Ajo ka sekretet e saj për nga mënyra sesi punohet dhe jetëgjatësia që duhet të ketë.

“Duhet të jesh zanatçi për ta bërë një çadër të tillë,” tha artizani Ardian Ali.

Çadrat prej kashte janë prodhimet më të preferuara për sezonin e plazhit nga pronarët e hoteleve, por edhe vetë turistët. Ardiani arrin të thurë deri 7 çadra në ditë.

Me këto punime artizanale sot në Shqipëri janë të vetëpunësuar mijëra njerëz, të cilët e kanë këtë profesion si të vetmin burim jetese.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme