Projektligji “Për shëndetin riprodhues”, Gjebrea: Duhen korniza të forta ligjore për të shmangur abuzimet

Drafti për disa ndryshime lidhur me projektligjin “Për shëndetin seksual dhe riprodhues” ka ngjallur reagime dhe debate të shumta duke u shprehur kundër ndryshimeve që lidhen kryesisht me surrogacinë, zgjatjen e kohës së abortit dhe sterilizimin.
Në një intervistë për RTSH 24, pedagogia Elona Gjebrea tha se ky draft duhet të diskutohen me specialistë të kujdesit shëndetësor, gjinekologë e psikologë në mënyrë që ndryshimet të bëhen brenda kornizave të forta ligjore për të shmangur abuzimet dhe keqpërdorim në të ardhmen.
Një nga pikat që sjell ky draft është surrogacia, ku Gjebrea shprehet se në vendin tonë është bërë në mënyrë ilegale dhe se tashme ta ardhur koha të rregullohet me ligj. Ajo thotë se kjo është një e drejtë për çiftet të cilët nuk janë në gjendje të bëjnë një fëmijë për arsye të ndryshme.
“Është e nevojshme që çdo nen i këtij ligji duhet të jetë brenda kornizave të forta ligjore për të shmangur abuzimet dhe keqpërdorim. Nenat surrogate apo zëvendësuese janë një alternativë që gjinekologu i vë në dispozicion të çifteve infertile që nuk mund të kenë fëmijë. Këto taktika janë përdorur edhe ilegalisht në Shqipëri ku është një marrëveshje mes nenës dhe gruas që do të mbajë fëmijën. Këtu duhet diskutuar që kjo të bëhet me marrëveshje të plotë në mënyrë ligjore dhe të mos kthehet në problem në të ardhmen. Kjo është e mirë për disa gra me probleme të ndryshme shëndetësore dhe pse të mos u jepet kjo e drejtë që një çift të ketë një fëmijë kur nga ana e tyre anatomike nuk e ka mundësinë”, tha ajo.
Zgjatja e kohës së abortit nga 12 në 14 javë është një tjetër pikë mjaft e kundërshtuar ku thuhet se kjo mund të nxisë abortin selektiv. Për pedagogen Gjebrea nuk ka precedentë të lartë në vendon tonë të abortit selektiv, megjithatë shton se edhe në lidhin e mëparshëm ku aborti lejohej deri në javën e 12, për të ishte e mjaftueshme.
“Te pjesa e abortit kërkoj të theksoj se nuk ndryshime për sa i përket moshës së abortit dhe për vajzat nën 16 vjeç duhet miratimi i prindërit. Kjo pjesë nuk është ndryshuar. Është propozuar për t’u ndryshuar koha e abortit nga 12 në 14 javë. Unë besoj se erdhe me ligjin e mëparshëm deri në 12 javë ka qenë i mjaftueshëm. Sa i përket edhe aborteve selektive edhe pse nuk aplikohet në masë në vendin tonë nuk duhet lejuar të krijohen abuzime. Personalisht deri në javën e 12 ka qenë një afat i mjaftueshëm dhe nuk ka pasur problematika lidhur me këtë gjë”, u shpreh Gjebrea.
Lidhur me sterilizimin, Gjebrea tha se me ndryshimet në projektligjin “Për shëndetin seksual dhe riprodhues” duhet përcaktuar edhe kjo pikë. Sipas saj kjo është e drejta e çdo gruaje apo burri në rast se ata nuk duan të kenë fëmijë.
“Është e nevojshme dhe është e drejta e gruas. Kjo është një metodë që përdoret në komunitetet e varfra që vullnetarisht kërkojnë këtë gjë. Kjo është një metodë kur një grua ka shumë fëmijë dhe nuk do të vijojë me fëmijë të tjerë dhe i jetë si opsion, por nuk janë raste që duhet të trembemi. Një grua po një burrë duhet të zgjedhin për shëndetin e tyre riprodhues”, tha ajo.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




