Turizmi në zonat e mbrojtura- Rritet interesi nga turistët e huaj, më i preferuari Shtegu i Ngjyrave

Zonat e mbrojtura në qarkun Kukës zënë një sipërfaqe të konsiderueshme të territorit.
“Rreth 32 % të sipërfaqes së territorit të zonave të mbrojtjeve administrojmë tre parqe, parku Korab-Koritni, parku kombëtar të Alpeve të Shqipërisë si dhe parkun natyror Monellë”, u shpreh Drejtor i Zonave të Mbrojtura, Lefter Gjana
Zonat që ka pasur më shumë interes nga turistët janë disa, ndërkohë periudha më e përshtatshme për të vizituar Shtegun e Ngjyrave është pranvera dhe vera.
Mbi 250 mijë turistë vizituan zonat e mbrojtura në qarkun Kukës gjatë vitit të shkuar, ku më shumë se gjysma e tyre ishin të huaj.
“Qarkun e Kukësit e kanë vizituar rreth 250 mijë turistë dhe ky vit ka nisur i mbarë për sa i përket sezonit turistik” tha Lefter Gjana.
Edhe viti 2024 ka nisur i mbarë sa i përket sektorit të turizmit. Vit pas viti zonat e mbrojtura në qarkun Kukës kanë shënuar rritje të numrit të turistëve me 20%.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




