Muzeu Historik i Shkodrës interes të lartë, risi këtë vit është rritja e numrit të vizitorëve vendas

Sociale | 3 vite më parë

Numri i vizitorëve në muzeun historik të Shkodrës, “Oso Kuka” flet për një sezon të mirë turistik bashkë me muzeun e kalasë “Rozafa”.

Që në fillim të këtij viti dy muzetë janë vizituar nga 3000 turistë vendas dhe të huaj që duan të njihen me historinë, traditën dhe kulturën e një qyteti të lashtë si Shkodra.

Risi për këtë vit ende pa nisur zyrtarisht sezoni, është rritja e interesit të turistëve vendas shprehet përgjegjësi i muzeut “Oso Kuka”, Sokol Parmeza.

“Konstatoj me shumë kënaqësi rritjen e interesit të vizitorëve vendas sidomos të nxënësve të shkollave që na jep arsye të besoj kthimin e turistëve vendas si një rritje komunikimit të vlerave të trashëguara, me historinë e qytetit tonë”, u shpreh Parmeza.

Muzeu Historik i Shkodrës është një muze lokal dhe bën pjesë në rrjetin e institucioneve kulturore në vartësi të Bashkisë së qytetit. Muzeu shërben edhe si institucion studimor për të rinjtë por edhe pedagogët mbi ngjarje apo zhvillime të ndryshme historike.

Gazetar: Mirsad Rakaj

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme