“Kafshimet e qenve mund të parandalohen”, fushatë sensibilizuese për më shumë kujdes dhe vëmendje

“Kafshimet e qenve mund të parandalohen”, ishte kjo fushata sensibilizuese e organizuar në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Kafshëve Endacake, e ndërmarrë nga organizata “Animals Need Me” në bashkëpunim me Operatorin e Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor Shkodër.
Nisma konsiston në edukimin e njerëzve dhe sjelljeve të tyre ndaj kafshëve endacake.
Në këtë ditë thirrja e ambjentalistëve është për të adoptuar dhe sterilizuar më shumë kafshë endacake duke ndryshuar mënyrën e sjelljes ndaj tyre.
Në Shkodër, nuk ka një numër të saktë të pranisë së kafshëve endacake por mendohet të jenë rreth 2 mijë të tilla ndërkohë në Strehëzën publike ndodhen rreth 100 kafshë endacake.
4 Prilli si Ditë Ndërkombëtare e Kafshëve të Rrugës, ka filluar prej vitit 2010 me iniciativën e disa organizatave holandeze.
Sipas studimeve të kryera rezulton se prania e kafshëve ndikon dukshëm në përmirësimin e shëndetit mendor të njerëzve.
Përgatiti: Marjo Gjini
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




