“Sot një fidan, nesër një pyll” – Çelet nisma qytetare për shtimin e gjelbërimit në Korçë

Bëhet fjalë për nismën “Sot një fidan, nesër një pyll” me qëllim rikthimin e gjelbërimit duke mbjellë pemë të llojit pishë, akacie dhe panjë. Thirrja nga shoqata turistiko-mjedisore “Korça Alpin” është e hapur për këdo që dëshiron të kontribuojë
“Ftojmë qytetarët që secili të jap një kontribut sado të vogël, qoftë duke sjellë fidanët e tij, qoftë duke dhënë një kontribut financiar”, tha Iljon Thanas, Aktivist i “Korça alpin”
Vitin e kaluar falë kësaj nisme janë mbjellë rreth 700 fidanë kryesisht bredh, pishë e zezë, panjë dhe lajthi në kodrat e qytetit si dhe në Parkun Kombëtar “Bredhi i Drenovës” ku mendohet të mbillen pemë edhe këtë vit
Veç shtimit të sipërfaqeve të gjelbëruara, nisma të tilla vijnë edhe si një formë ndërgjegjësimi dhe kultivimi të dashurisë për mjedisin. Ndërkohë, ky vit është shpallur viti i pyjeve e në këtë kuadër, institucione të ndryshme janë angazhuar në mbjelljen e pemëve në gjithë Qarkun Korçë.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




