Zjarret gjatë dimrit – 16 raste gjatë janarit në Gjirokastër. Shkak, rrjeti elektrik

Në qytetin e Gjirokastrës për më shumë se 1 muaj e gjysem ka patur 16 raste zjarresh ku 4 prej tyre janë zjarre të shkaktuara në banesa.
Sipas shefes së parandalimit të zjarreve, Aurela Çani rastet e zjarreve të shkaktuara në banesa kanë ndodhur kryesisht si pasojë e shkëndive elektrike.
Nisur nga rasti i ditëve të fundit, shefja e parandalimit të zjarreve u drejton një thirrje qytetarëve.
“Sa herë që shikoni zjarr të merret direkt 128 sepse në momentin që marrim informacionin të parët dalim menjëherë dhe arrijë të shpëtojmë më shumë”, tha ajo.
Shërbimi i zjarrfikëses së Gjirokastrës ka ndërhyrë në 16 rastet për shuarjen e zjarreve, 4 prej tyre kanë qenë në banesa, 1 në një sallë magazine, 1 në një automjet, 9 raste zjarresh nga djegia e barërave, si dhe një zjarr i shkaktuar në oborrin e një administrate.
Gazetare: L. Koçiu
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




