9-vjeçari me dhunti të veçantë – Gregori mund të gjejë ditët e javës sipas datës

Sociale | 3 vite më parë

Ky është Gregor Spaho. Ai është 9 vjeç dhe ndjek studimet pranë shkollës fillore “Myrteza Sala” në qytetin e Bilishtit. Gregori i përket atyre personave që kanë aftësi të kufizuar në shikim. 9-vjeçari ka një dhunti të veçantë, ai arrin të gjejë ditën e javës që i përket një datë e caktuar.

Të qenit një person me aftësi të kufizuar në shikim nuk e ka penguar Gregorin të ndjekë rregullisht mësimin. Ne kemi takuar mësuesen e tij ndihmëse e cila na tregon më tepër rreth tij.

Përveç lidhjes së veçantë që ka me datat, Gregori po ashtu ka pasion edhe muzikën. Ai është një fëmijë shumë i dashur me të gjithë dhe pavarësisht vështirësive është një nxënës i rregullt në shkollë. Përmes shembullit të tij ai përcjell mesazhin se përtej sfidave gjithkush mundet të bëjë atë që dëshiron.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme