Ministrja Koçiu takon homologun turk: Bashkëpunim për autonominë spitalore në të gjithë sistemin publik

Thellimi i bashkëpunimit dhe vijimi i zbatimit i autonomisë spitalore ishte në fokus të diskutimeve të martën në Ankara mes ministres e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu dhe ministrit të Shëndetësisë të Republikës së Turqisë, Fahrettin Koca.
Në një postim në rrjetet sociale, Koçiu ka publikuar detaje dhe foto nga takimi.
“Me Dr. Dr.Fahrettin Koca, ministër i Shëndetësisë të Republikës së Turqisë, diskutuam rritjen e bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Turqisë në fushën e Shëndetësisë”, shkruan Koçiu.
“Në fokus të diskutimeve ishte vazhdimi i zbatimit të autonomisë spitalore në Spitalin Memorial Fier dhe shtrirja e asistencës së bashkëpunimit, sipas këtij modeli në të gjithë sistemin spitalor publik, të nisur edhe në QSUT “Nënë Tereza” dhe në spitalet rajonale të Durrësit, Vlorës, Lezhës dhe Shkodrës”, përfundon Koçiu.
Ministrja Koçiu është pjesë e delegacionit qeveritarë të vendit, me në krye Kryeministrin, Edi Rama, që ndodhen Ankara.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




