Zyra e Ndihmës Juridike Falas në Gjirokastër, 509 raste të trajtuara gjatë vitit 2023

Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas Gjirokastër në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë gjatë vitit 2023 ka trajtuar 509 raste tek qytetarët.
Specialistja pranë kësaj drejtorie, Klaudja Veizi është shprehur se shërbimet dhe asistimet më të trajtuara nga kjo instancë kanë qenë, regjistrimet e fëmijëve në gjendjen civile nga komuniteti rom, njohja e viteve të pensioneve dhe urdhër mbrojtjeje për dhunën në familje.
Veizi ndërkaq ka shtuar në fjalën e tij se vit pas viti është rritur interesi nga ana e qytetarëve për trajtimin e këtyre rasteve.
“2023 ka ardhur me rritje të kërkesave duke qenë se janë mbyllur edhe gjykatat. Ristrukturimi i ri i gjykatave ka sjellë numrin e kërkesave të qytetarëve”, u shpreh ajo.
Kushdo qytetar i Republikës së Shqipërisë dhe shtetas i huaj që disponon leje qëndrimi në vendin tonë ka të drejtë të marrin shërbimet përkatëse pranë Drejtorisë së Shërbimet juridik falas.
RTSH
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




