Bie prodhimi i mjaltit, shkak kushtet klimatike dhe sëmundjet e bletëve

Sociale | 3 vite më parë

Kushtet klimatike por edhe sëmundjet e ndryshme  po ndikojnë në uljen e prodhimit e mjaltit. Sipas bletërritësve, shqetësimi vjen si përhapje me shpejtësi e disa parazitëve e cila po ndikon jo vetëm në prodhim por edhe në ekzistencën e bletës,

Ndërkohë specialistët kërkojnë nga bletërritësit të jenë më të kujdesshëm në shërbimin që i bëhet këtij insekti.

Specialisti Pashun Memisha jep disa këshilla si duhet luftuar kjo lloj sëmundje, me çfarë preparatesh dhe çfarë kujdesi duhet të tregojnë bletërritës.

Përveç sëmundjeve parazitare, bletët preken edhe nga sëmundjet virale te cilat sipas specialisteve kurohen më lehtësisht.

RTSH


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme