Menaxhimi i urgjencave mjekësore, spitali “Shefqet Ndroqi” në fluks normal

Sociale | 3 vite më parë

Duket se qytetaret e Tiranës po mësohen dalëngaldalë me stacionet e reja të urgjecave mjekësore që janë Spitali Rajonal “Shefqet Ndroqi” dhe Trauma pas mbylljes së përkohshmë nga zjarrrënia në urgjencën polivalnte në QSUT.

Në spitalin rajonal “Shefqet Ndroqi” mjekët e urgjencës përballojnë mesatarisht 120 urgjenca në ditë të cilat për drejtuesen e këtij spitali, Silva Bala është një fluks i menaxhueshëm.

“Nuk ka fluks të rritur krahasuar me atë që është paraqitur ditë më parë në QSUT. Është një situatë që përballohet nga stafet  e mjekëve dhe infermierëve Stafi i spitalit ‘Shefqet Ndroqi” që pret urgjencat kirurgjikale, kardiake dhe pneumologjike , ka një ndërthurje të punës mes mjekëve dhe infermierëve dhe puna shkon dorë më dorë.Për rastet urgjente sic janë urgjencat kardiake dhe shërbimi I koronografisë ofrohet pa ndërprerjë 24 orë në 7 ditët e javës”, tha Bala.

Stafi prej 80 punonjësish i urgjencës së QSUT është ndarë në tre pole, ku përveç përqëndrimit në spitalet e Traumës apo Santoriumit, një grup i vogël qëndron ende në QSUT për ndonjë rast urgjence kardiake që nuk prêt për t’u tranferuar drejt këtyre dy spitaleve.

“Shërbimet e urgjencës së QSUT janë të mbuluara nga stafet e tyre gjithmonë, duke mbajtur një staf edhe në urgjencën e QSUT. Kemi mjekë të QSUT që bëjnë punën e tyre dhe mbështeten nga stafet tona. Kyreisht dominojnë urgjencat kardiake”, shtoi Bala.

Pavarësisht shtimit të punës, urgjencat pneumologjike nuk janë cënuar në asnjë rat thotë Dr. Bala dhe janë koordinuara sipas sistemit të referimit nga të gjithë rrethet e vendit.

Aktualisht në spital ka shumë pacientë nga rrethet që po marrin shërbim.

Gazetare: Sonila Mlloja

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme