Varkë mesjetare në lumin Vjosë, Arkeologu: Këtë do e përcaktojnë studiuesit

Sociale | 3 vite më parë

Mbetjet e një varke në zonën e Kashishtës ne Fier zgjuan kureshtjen e medias sot, së paku për ta patur një përgjigje nëse lumi Vjosë ka qenë i lundrueshëm.

Më të vjetrit e zonës rrëfejnë copëza kujtimesh. “Kësaj i thonë varka e gjemi e shkëmbit, ndërtuar që në kohën e Italisë. Thonë që këtu kalonin partizanët dhe ballistat, dhe thotë që kur kaluan në mes të lumit u mbytën të gjithë.

Arkeologu i njohur Bashkim Vreka thotë se u përket studiuesve të përcaktojnë vjetërsinë e kësaj varke, por pavarësisht nëse ajo i përket antikitetit, mesjetës apo një periudhe më të vonë dëshmon se lumi Vjosë ka qenë i lundrueshëm jo vetëm nga njëri breg në tjetrin,  por edhe në një gjatësi prej Bylisit deri ne Apoloni.

“Ajo hap përdorimin e lumit Vjosë si i lundrueshëm, dihet që Vjosa vinte nga antikitekti pranë Apollonisë pasi shërbente si port lumor i saj”, shprehet arkeologu.

Varka duket rreth 10 m e gjatë e me sy të lirë sy të lirë duken qarte konstruksioni prej druri, gozhdët metalike, te cilat janë përdorur nga ndërtuesit dhe një shtrese bitumi për hidroizolim.

RTSH


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme