Peticion kundër vulgaritetit, Bregu: Vetë institucionet po dëmtojnë gjuhën shqipe

Një grup intelektualësh kanë nënshkruar një peticion, ku i kanë kërkuar AMA-s që të ndërhyjë ndaj fenomenit që po shihet në ekranet shqiptare: “niveli i ulët i informacionit shkencor në një pjesë të medieve, promovimi i dijeve amatoreske, i një etimologjie vulgare dhe sharlatanizmi”.
Për të folur mbi këtë temë, pedagogu i gazetarisë Zylyftar Bregu i ftuar në studion e emisionit “Jetë Shqiptare” në RTSH u shpreh se ka disa organe rregullatore të cilat janë përgjegjëse për të përmbushur detyrimin ligjor.
Për më tepër Bregu u shpreh se ka shumë institucione shtetërore të cilat nuk respektojnë gjuhën shqipe.
“Kemi një fjalë të urtë që thuhet se “Me një litar nuk lidhet i gjithë pylli”, peticioni ka dashur që me një litar të lidh gjithë pyllin prandaj unë thashë që aty brenda në atë thes që quhet peticion janë futur shumë çështje.
Ka disa organe rregullatorë që janë përgjegjëse për përmbushjen e këtij detyrimi ligjor të cilat kanë dhe sanksionet përkatëse për mos përmbushjen e këtij detyrimi ligjor. Kjo gjë është respektimi i gjuhës standarte shqipe. Kjo do të thotë që ne sot kemi struktura shtetërore, prokurori, parlament etj që shkruajnë në thyerje të rëndë të ligjit të gjuhës shqipe se nuk përdor germën “ë”, tha pedagogu Bregu.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




