Gati kësti i katërt për ish-të përndjekurit politikë, 16 qershori data e fundit për dorëzimin e dokumenteve

Sociale | 3 vite më parë

Ministria e Financave ka bërë gati emrat e ish-të përndjekurve apo trashgimtarëve të tyre që përfitojnë këstin e 4-t të dëmshpërblimit për 
vuajtjet e tyre në kohën e regjimit komunist. 

Në faqen zyrtare të këtij institucioni në internet është publikuar edhe lista me emrat e përfituesve. Ata kanë 3 muaj afat për të bërë plotësimin 
e dosjes me dokumentacionin që nevojitet.

Përveç dëshmisë së trashëgimisë për të dënuarin politik, origjinale ose kopje e njësuar noterizuar, duhet të dorëzohet po ashtu numër llogarie, 
kopje e kartës së identitetit dhe autorizim me shkrim i lëshuar nga përfituesi për të përfituar dokumentet e nevojshme elektronike, certifikatë 
vdekje e ish-të dënuarit dhe certifikatë e trungut familjar. Certifikata e trungut, vlen të theksohet nuk mund të zëvendësohet me certifikatë 
familjarë. “Personat që depozitojnë numrin e llogarisë bankare duhet që të sigurohen që llogaria bankare, ku do të depozitohet kësti i radhës të jetë ende aktiv”, ka sqaruar më herët Ministria.

Lidhur me afatin për plotësimin e dosjes, përveç afatit 3 mujor, ligji përcakton edhe një afat 30 ditor shtesë për plotësimin e dosjes. Në këto 
kushte, data e fundit për dorëzimin e dokumenteve është 16 qershor. 

Gjithsej janë rreth 20 mijë trashëgimtarë në radhë për të përfituar këstin e 4-t të dëmshpërblimit ndërsa fondi i vënë në dispozicion kap vlerën 
e 1 miliardë lekëve ose rreth 10 milionë dollarë.

Linku për listën me emrat e përfituesve: https://financa.gov.al/informacion-per-kategorine-jo-paresore/

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme