Të moshuarit- Ministrja Koçiu: Hapen 31 qendra kujdesi shëndetësor në banesë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, bëri të ditur se tashmë kujdesi shëndetësor në banesë ofrohet në 31 qendra shëndetësore, nën parimin “askush të mos mbetet pas”.
Sipas saj, ky model do të shtrihet në të gjithë vendin, me synim që të përmirësohet sa më shumë dhënia e shërbimeve socio-shëndetësore, e ku në fokus janë pacientët më të prekur, të moshuarit, pacientët me sëmundje kronike, të cilët nuk mund të dalin nga banesa e tyre për shkak të gjendjes shëndetësore.
Me këtë rast ministrja Koçiu ndau në rrjetin social Facebook, edhe pamje nga vizitat që mjekët po kryejnë pranë banesave të pacientëve.
“Gjithë përfshirja dhe aksesi ndaj shërbimit për grupet e prekura janë thelbi i këtij modeli, duke synuar kujdes efikas për të gjithë, pavarësisht vështirësive të tyre shëndetësore dhe sociale”, shkruan Koçiu.
Ministrja shprehu mirënjohjen e saj edhe për ekipet shëndetësore, mjekët dhe infermierët, për përkushtimin çdo ditë në shërbim të qytetarëve.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




