E veçanta e punimeve me dorë, 81-vjeçarja korçare vijon punimet me rruaza

Sociale | 3 vite më parë

Punimet e dorës si ato me shtiza, grep, qepjet apo qëndisjet, janë pjesë e traditës shqiptare. Dikur 81-vjeçarja Fatmira Matraku realizonte dhe punime në vegël si rrugica apo qilima, të cilët ajo i përdor edhe sot.

Artizania realizon një sërë punimesh me rruaza si mbajtëset e picetave, shporta, korniza fotosh, lule, çanta, abazhurë, shishe të zbukuruara për suvenire, etj. ndërsa thotë se ka interes për këto punime

I veçantë është fakti se në punën që bën, Fatmirën e ndihmon edhe bashkëshorti, Pëllumbi.

“Bëja qilimat, i kamë bërë vetë të tëra. Zanatin ia kam dhënë nuses së vogël dhe mbesës. Tani bëj sa të kaloj kohën, nuk bëj dot shumë. Sot më ndihmon edhe burri, se pa të nuk mund të bëja”, tha 81-vjeçarja

Artizania Fatmira Matraku ka marrë pjesë edhe në panaire të ndryshme të organizuara për punimet artizanale ku ka shpalosur pasionin e saj.  Ajo jep edhe një mesazh për të rinjtë, se puna dhe vullneti i më të vjetërve, të merret si shembull orientimi për brezin e ri

Gazetare: Geralda Sali  

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme