Ish-muratori që përpunon bimët mjekësore: 450 recetat në një manastir në Greqi më ndryshuan jetën

Qytetin e tij të lindjes e braktisi 33 vjet më parë, ku si shumë shqiptarë të tjerë mori rrugën e emigrimit drejt Greqisë.
Lulzim Sinani, një ish murator, zanat të cilin e ushtroi për shumë vite edhe në shtetin fqinjë, sot kthehet në vendlindjen e tij me një tjetër profesion.
I rritur me natyrën e bukur të Libohovës e cila është e njohur edhe për bimësinë e saj të pasur me bimë medicinale, ushqyen tek ai pasionin që kishte për bimët dhe kthimin e tyre në shërbim të shëndetit të njeriut.
Në një panair të organizuar nga bashkia e Libohovës ai ka ardhur bashkë me produktet e pregatitura prej tij.
Në tendën e tij gjenden një sërë vajrash esencial që shërbejnë për kurimin e disa sëmundjeve dhe kremrave për një lëkurë të shëndetshme.
Gjetja e një libri me 450 receta cili datonte që prej vitit 1850, në manastirin ku ai punonte prej vitesh në Greqi I ktheu pasionin e hershëm për bimët të trashëguar edhe nga gjyshja e tij. Tashmë të kthyer në profesion prej 18 vjetësh.
“Kam qenë murator, tani merem vetëm me këtë zanat, ideja e kësaj pune lindi pasi punoja në një manastir në Greqi ku dhe gjeta një libër me rreth 450 receta e më pas ju futa kësaj pune me shumë përkushtim”.
Produktet e tij i ka për tregun grek, turistët e huaj, por edhe ata libohevitë. Ndërkohë kthimin në Shqipëri e sheh pak të vështirë.
Kënaqësinë për punën e tij e merr kur klientët mbeten të kënaqur e rikthehen sërish për të blerë produktet e tij. Pasionin e tij të kthyer në profesion shpreson t’ia trashëgojë fëmijëve, pasi siç thotë të dy kanë studiuar në fushën e mjekësisë.
RTSH
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




